Në Qendrën e Mjekësisë familjare në Fushë Kosovë sot ishte paraparë që vaksinimi i fëmijëve të fillojë në ora 07:00, mirëpo ai nuk ka filluar deri në orën 08:05.

Jo zyrtarisht, nga stafi i kësaj qendre mësojmë, se arsyeja e vonesës ishte pasi që Qendra ende nuk kishte vendosur nëse vaksinimi do të behej brenda objektit apo jashtë tij.

Përndryshe, vaksinimi është bërë në tendat e vendosura në oborrin e kësaj Qendre të Mjekësisë familjare.

Për t’i vaksinuar fëmijët e tyre prindërit janë ata që kanë pritur rreth 30 minuta në oborrin e spitalit ende pa filluar procesi i vaksinimit.

Ndryshe, procesi i vaksinimit në Fushë Kosovë ka rifillur qe një javë. /21Media