Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pasi në komunat e veriut të Kosovës, qyetarët po vaksinohen kundër koronavirusit nga Serbia.

Ai e ka quajtur këtë akt si të papranueshëm dhe ta ndaluar.

“Asnjë shtet, e aq më pak Serbia që nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe ka kryer krime e gjenocid në vendin tonë, nuk duhet lejuar ta shkel sovranitetin e shtetit. “, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Sa i përket kësaj ai ka adresuar një mori akuzash ndaj qeverisë në detyrë.

“Mirëpo, nuk mund të presim diçka më mirë nga një Qeveri e paligjshme me mandat të vjedhur, sepse si e tillë nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës dhe nuk punon për të mirën e përgjithshme, por i intereson vetëm interesi i klaneve të caktuara që ta shfrytëzojnë buxhetin e shtetit dhe gjitha asetet tjera publike për interesa personale. “, ka shkruar ndër tjerash Bahtiri./21Media