Besnik Sahatçiu – Ora, babai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory nga momenti i vaksinën, gjersa më pas ka ndarë për mbi 9 mijë ndjekësit edhe kartonin e vaksinës së marrë nga AstraZeneca.

Babai i Ritës ka marrë vaksinën kundër virusit pranë NHS-së, i njohur si Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se Rita më 12 shkurt ka publikuar këngën “Bang” në bashkëpunim me Imanbek.

E veçanta e videoklipit të kësaj kënge është se Rita shfaqet me veshje tradicionale shqipatre, gjithashtu në fokus ka vënë edhe flamurin kombëtar.

Që nga publikimi, videoklipi i “Bang” është klikuar mbi 3 milionë herë në YouTube./21Media