Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka uruar që emri COVID të harrohet sa më shpejt.

“Tashmë u bë një vit që njerëzimi po përballet me COVID-19.Një vit që i rikujoi njerëzimit se: SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim”.

“Në këtë natë festive ndaj dhëmbjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19. Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në sherbim. Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Bashkëqytetarë të nderuar
Tashmë u bë një vit që njerëzimi po perballet me COVID-19.Një vit që i rikujoi njerëzimit…

Posted by Valbon Krasniqi on Thursday, 31 December 2020