Ish-deputetja, Valdete Bajrami, ka njoftuar se është larguar nga partia Nisma Socialdemokrate.

Ajo ka falënderuar kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limaj për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në Nisma Socialdemokrate.

Bajrami i ka uruar suksese në rrugëtimin politikë Nismës dhe të gjithë aktivistëve të saj.

“Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami në Facebook./21Media

 

Të nderuar miq,

Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në…

Posted by Valdete Dushica Bajrami on Saturday, 20 March 2021