Futbollistët e Valencisë shënuan sonte fitore kundër Osasunës me rezultat 2:0, në kuadër të javës 30 të La Ligës spanjolle.

Golat për fitoren e vendësve i shënuan Goncalo Guedes ’12 dhe Rodrigo ’35.

Ndeshja u zhvillua pa shikues në stadiumin “Mestalla”, për shkak të masave anti-COVID-19.

Pas fitores së 12 në edicionin e sivjetmë të garave, Valencia vazhdon të mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 46 pikë, ndërsa Osasuna e 12-ta me 35 pikë.