Klubi spanjoll Valencia janë duke dashur që të bëjnë një riorganizim të plotë skuadra gjatë kësaj vere.

Ata janë të gatshëm që të shesin 9 futbollistë, Dani Parejo, Rodrigo, Geoffrey Kondogbia, Eliaquim Mangala, Mouctar Diakhaby, Kevin Gameiro, Jasper Cillessen, Ruben Sobrino dhe Thierry Correia për të krijuar hapsirë për talent të ri.

Carlos Soler dhe Jose Luis Gaya janë dy futbollistët e vetëm që Valencia dëshirojnë t’i mbajnë për kohë të pacaktuar, me një trajner të ri që pritet të konfirmohet javët e ardhshme pas pushimit nga puna të trajnerit Albert Celades./21Media