Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, ka kaluar një vikend të mirë bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre, shkruan rtv21.tv

Adelina vikendin e ka kaluar në Prevallë, teksa ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Instagram.

Një fotografi është publikuar nga partneri i Adelinës, Val Krasniqi, të cilët shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

“Faleminderit për këtë vikend të bukur. Gruaja më e mirë”, ka shkruar krahas fotografisë.

Ndryshe këngëtarja Adelina Ismaili prej vitesh është martuar Val Krasniqin. Familja e tyre është zgjeruar edhe me ardhjen në jetë të djalit të tyre Uliksit. Uliksi për herë të parë i dha epitetin nënë Adelinës./21Media