Një regjisor spanjoll ka realizuar një film të pazakontë të metrazhit të shkurtër. Ai titullohet Tango. Ajo që e bën të veçantë këtë film është se skenat u relizuan në ujë. Aktorja spanjolle Ariadna Hafez Navarro shihet duke interpretuar Tango në një thellësi prej 10m metrash.

Videon e realizoi regjisori spanjoll Bastien Soleil.

Qëllimi i tij ishte që me këtë video të kombinojë: ujin, dritën dhe talentin e artistes Ariadna, të ofrojë një pamje inovative artistike në ujë.

Videoja zgjatë vetëm tre minuta, por për këto minuta shpien çdonjerin larg rutinës ditore, në një botë hipnotizuese.

Skenat u realizuan pa ndihmë me ajër, kështu që valltarja e kameramani u desh të zhyten 120 herë në ujë për ta kompletuar filmin.

Por rezultati është mahnitës, ashtu si edhe vetë filmi. Ai tashmë po mahnitë dashamirë të artit nga e mbarë bota.

Artistja Navarro, në një deklaratë ka thënë se është person që lufton në jetë dhe se gjithmonë synon të arrijë diçka që nuk e ka bërë askush më parë në jetë./21Media