Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit, Besnik Grajçevci dhe Zymrije Grajçevci sot janë licensuar si anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Vallëzimit “CID”.

Valltarja, Zymrije Grajçevci në një intervistë për emisionin “Bon Bon” në RTV21 tregoi se përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme është krijuar mundësia që si artistë të kërkojnë të drejtën që të jenë nën ombrellën e Këshillit Internacional të Vallëzimit (CID) që është në kuadër të UNESCO-s.

“Që sot na është bë si një lloj dhurate pranimi ose certifikimi si anëtarë të këtij këshilli”, tha ajo.

Ndërsa, valltari Besnik Grajçevci tha se kjo license është e rëndësishme edhe për promovimin më të mirë të kulturës dhe traditës së vallëzimit kosovar./21Media