Mesfushori shqiptar i Genoas, Valon Behrami, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, dy javë pasi ishte konfirmuar si i infektuar me Covid-19.

Klubi italian ka njoftuar se përveç Behramit, janë shëruar edhe Davide Biraschi, Filippo Melegoni dhe Lasse Schone.

Në total, 22 persona te Genia ishin testuar pozitivisht, përfshirë 17 lojtarë.