Kosova sonte është eliminuar nga gjysmëfinalja e play-offit të Ligës së Kombeve.Kombëtarja e Kosovës humbi 2-1 përballë Maqedonisë së Veriut.

Nga ky eliminim, Mesfushori që mbajti shiritin e kapitenit, Valon Berisha nuk arriti t’i mbante lotët pas përfundimit të takimit.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve do të luajë përballë Gjeorgjisë që eliminoi Bjellorusinë.