Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde do të mbetet në këtë post deri në fund të sezonit

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde do të mbetet në këtë post deri në fund të sezonit

Valverde tha disa ditë më parë ai nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në Camp Nou në sezonin e ardhshëm, pas së cilës klubi ka nisur të mendojë për pasardhësin e tij.

I pari në listë është trajneri 60-vjeçar Kike Setien, i cili shënon rezultate të shkëlqyera me Betisin dhe përveç tij përmendet ish-trajneri i Arsenalit Arsen Wenger dhe ish-sulmuesi i Barcelonës Thierry Henry.

Gjithashtu, në opsion janë edhe katër ish-lojtarët e Barcelonës, Giordi Croyf, Xavi Hernandez, Frank de Boer dhe Ronald Kouman.

Në një vit e gjysmë, Valverde u kritikua shpesh, megjithëse ai fitoi “kurorën e dyfishtë” në Spanjë, por pësoi një eliminim të dhimbshëm nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.