Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Valza Zhegrova ka shkëputur kontratën me kompaninë menaxhuese dhe u largua nga labeli “Mixey Music”. Përmes një shkrimi në Instagram ajo njoftoi se po largohet nga muzika dhe do t’i përkushtohet studimeve në Belgjikë.

“Deshiroj ta ndaj me juve lajmin se qe nga sot kompania menaxhuese ka nderprere kontraten e bashkepunimit ne mes nesh. Muzika ka qene dhe do mbetet njera nder pasionet e mia te vecanta, por pas nje angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta perfundoj karrieren time ne muzike dhe te vazhdoj rrugetimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike.”, shkroi ajo krahas një fotografie të publikuar në Instagram.

Pak ditë më parë ajo publikoi këngën “Ai”, një projekt i veçantë./21Media