Van Basten: United ka shumë para, por nuk po i përdor
4 Tetor 2019
“Harry Maguire nuk të emocionon”
“Harry Maguire nuk të emocionon”
Legjenda e Manchester United, Marco van Basten dha shumë kritika për klubin anglez, Manchester United.
Van Basten kritikoi formacionin e parë të “Djajve të Kuq”, në ndeshjen kundër AZ. United nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë në atë ndeshje, në kuadër të Ligës së Evropës.
Legjenda e Milanit, Van Basten tha se klubi ka shumë para, por nuk po i përdor ato.
“Është klub i madh me shumë para, por nuk janë për këto gara. Shikoni stolin: Jesse Lingard, është lojtar i i mirë apo jo? Unë mendoj se Marcus Rashford është një lojtar me të vërtetë i mirë. Harry Maguire kushtoi nëntëdhjetë milionë, por ai me të vërtetë nuk të emocionon”, deklaroi ai.
United ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Newcastle United të shtunën, nga ora 17:30.