“Ankohet” Presidenti i Austrisë

“Ankohet” Presidenti i Austrisë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, vlerësoi sot se problemi i vërtetë në Bashkimin Evropian është se shumë vendime duhet të merrën njëzeri, me votat e të gjitha shteteve anëtare të unionit.

Gjatë vizitës në Bullgari, Van der Bellen theksoi se marrja e vendimeve zgjatë më tepër se sa duhet në veçanti për proceset që lidhën me politikën e jashtme.

Ai me këtë rast nënvizoi se me parimin e marrjes unanime të vendimeve unioni shpeshherë e tepron dhe shpesh ndodh që shteteve anëtare ju nevojitet kohë, për tu pajtuar për një qëndrim të përbashkët.

Presidenti i Austrisë tha se problem paraqet fakti se Bashkimi Evropian nuk ka peshë në fushën e politikës së jashtme dhe se është aktor dytësor dhe nuk është aktor global, për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina./21Media