Ka përfunduar ndeshja mes Aston Villës dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Premierligë.

Aston Villa e mposhti skuadrën e Klopp me rezultat final në 7:2 për t’i fituar kështu tri pikë të plota nga kjo sfidë. Pas ndeshjes foli edhe Van Dijk i cili ishte i trishtuar me humbjen e thellë që Aston Villa ia bëri skuadrës së tij.

“Është e vështirë të flitet për ndeshje e sotme. Ishte një paraqitje e dobët nga ana jonë, ne pranuam gola që nuk duhej të pranonim, por ne edhe shanset se i kishim nuk i shfrytëzuam mirë”, tha Van Dijk.