Reali e Barcelona të interesuar për Van Dijk

Reali e Barcelona të interesuar për Van Dijk

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ka thënë se nuk është duke biseduar për kontratën e re me klubin anglez. Ka pasur disa spekulime që holandezi është në bisedime për kontratën e re me “Reds”, por sipas lojtarit nuk janë të vërteta.

Mbrojtësi holandezë, Van Dijk këtë sezon fitoi çmimin lojtari më i mirë nga UEFA dhe është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë.

28-vjeçari tha se nuk është duke diskutuar dhe është i fokusuar për ndeshjet e ardhshme.

“Asgjë nuk po ndodh. Pashë disa spekulime që kisha pranuar kontratën e re, por nuk kam diskutuar asgjë për momentin. E vetmja gjë me rëndësi është të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të shohim çfarë do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi ai.

Sipas disa mediave spanjolle për transferimin e mbrojtësit të Liverpolit, janë të interesuar Reali e Barcelona.