Vanessa Hudgens do të jetë nikoqire e MTV Movie Awards

Aktorja Vanessa Hudgens do të jetë nikoqire e MTV Movie and TV Awards.
33 vjeçarja organizoi ngjarjen në vitin 2020, aso kohe u mbajt në distancë për shkak të Covid-19.
Edicioni i këtij viti zë vend më datë 5 qershor.
“Jam kthyer, më besoni që nuk do dëshironi ta humbisni këtë vit”, u shpreh ajo.
“Spider-Man:No Way Home” dhe “Euphoria” kryesojnë listën e të nominuarve për këtë vit.
“Shumë testime të bëra për Covid-19, por është e mrekullueshme të vish këtu, të festosh dhe të jesh në gjendje të ngremë njerëzit gjatë kësaj kohe të vështirë”, u shpreh Hudgens para ceremonisë së vitit 2020./21Media

Back to top button