Poezi nga autori i njohur shqiptar

Naim Frashëri është lindur më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe ka vdekut më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe është varrosur.

Naim Frashëri është shquar për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887, etj.), u ka kënduar me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësi”) dhe ka bërë thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij.

Ai i ka kënduar natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema “Historia e Skënderbeut” ka qen 137 një kurorëzim i veprës së tij, “testamenti i tij politik e poetik”, me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane.

Në poemat epike Frashëri është ndikuar nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në “Qerbelaja” dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare). Naim Frashëri është shquar edhe për poezinë meditative, ka nisur në shqip poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Ai ka shkruar dhe proza për të vegjlit dhe ka bërë disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist.

E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit./21Media

Varfëria

Ju, të pasur, kur rrini
Rreth zjarrit me gëzime,
Qeshni, hani e pini,
Xbaviti me dëfrime,
Kërceni e këndoni
Dhe çeli e gëzoni,
Bëni gaxhi e loni
Edhe prëhi e ngrohi.
U vjen së largu afshi
Ndë sallonet të gjerë,
Shtruarë pej mëndafshi,
Mbushur me gjë të vlerë.
Nga ari, nga ergjëndi,
Nga floriri, nga drita
Llapëtin gjithë vëndi,
Tfaqet natënë dita.

Zonjatë bukuroshe
Veshur me rrobat’ e arta,
Vashatë vogëlushe,
Të bardha posi karta
Djemthit’ e përkëdhelur,
Të larë e të ndruar,
Me zëmërë të çelur,
Me buzë të gëzuar,
Vinë rreth e kërcejnë
Dhe qeshin e këndojnë,
Lozinë e dëfrjnë,
Kohën me gas e shkojnë,
Dhe juve, duke parë
Me sy fatbardhësinë,
S’u vjen fare të qarë
Vallë për varfërinë?
E dini q’është jashtë
Një plak’ e dobëtuar,
E përgjynjur, e lashtë,
E mjer’, e dëshëruar,
E fishkur’ edh’ e thatë,
E thinjur’ e kërcure,
E urtë dit’ e natë,
Dergjetë nër qivure!
Një plak q’i vdiq fëmija,
Edhe mbet i helmuar,
Se iu shkretua shtëpija,
Mbet si kandil i shuar!
Një foshnj’ e varfëruar
Pa nënëz’ e pa atë,
E gjor’ e dobëtuar,
E ligurë e e thatë!
Gjithë këta të mjerë
Në të këqia rrojnë,
Vin’ e lipin më derë,
Një kafshitë kërkojnë!
E kur vjen të kërkojnë,
Brengën s’munt’ ta rrëfenjë,
Po zë dhe të këndonjë
E rreh të na dëfrenjë.
Sa ‘shtë turp për njerinë,
Kur shkojm’ e s’kthejmë synë!
S’dëgjojmë Perëndinë?
S’është vëllathi ynë?
Oh, epni ju që kini!
Kush i ndih varfërisë,
Ay q’ep, po e dini
Q’i huan Perëndisë.
T’apin, se vjen një ditë
Q’e lemë këtë jetë
Dhe gjën’ e bagëtitë,
Vemi në të vërtetë,
Përpara Perëndisë,
Që do të na gjykonjë;
Urat’ e varfërisë
Arrin të na shpëtonjë,
Ajo or’ e borinjtë,
Që ligjëron e bije,
Rreth t’i plakin të rinjtë,
Buzë varrit na shpije.
Epni t’u falnjë Zoti
Juve gjithë të mirat
E të mos mutnjë moti
T’u sjellë të pahirat.
Mba unazat në dorë
Pa njëfarë nevojë!
Zonjë, shumë të gjorë
Vdesën për bukë ngoje!
Ep t’apë Perëndija
Të gjitha mirësitë,
Të të kenë fëmija
Shëndet e jet’ e ditë.
Zot i math’, i vërtetë
E gjithë ju të Mirët,
Mos e lini përjetë
Njerinë n’errësirët!