Varhelyi: Marrëveshja për targat e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shkruar se marrëveshja është e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin.
“E mirëpres lajmin se një aranzhim i fascilituar nga Bashkimi Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës ishte i suksesshëm për të shmangur përshkallëzimin. Duhet negociata të vazhdojnë për normalizim të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në në Twitter./21Media

Back to top button