Varhelyi optimist për negociatat, kryeministri bullgar me sinjale pozitive për Maqedoninë

Pas rezultateve të dobëta në Bullgari, Krasimir Karakaçanov, dha dorëheqje nga udhëheqja e VMRO-BND-së, ndërsa pas tij të njëjtën e bëri edhe lideri i “Bullgarisë demokratike” Hristo Ivanov. Mandatari i ri bullgar i dërgoi sinjalet e para pozitive për Maqedoninë.
“Duhet menjëherë të formojmë grupe të përbashkëta të punës, por ata nuk do të përbëhen vetëm nga historian, por edhe nga njerëz nga sektori i biznesit, kulturës, arsimit, të mos flasim vetëm për histori por edhe për gjithçka që mund të kontribuojë për progres dhe përforcim të raporteve të mira ndër-fqinjësore”, tha Kiril Petkov – mandatar.
Eurokomisari për zgjerim  Oliver Varhelyi pret progres të shpejtë të negociatave mes Shkupit dhe Sofjes me qëllim që deri në fund të vitit zyrtarisht të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE-në. Duke arritur në selinë e Këshillit të ministrave të jashtëm që mbahet sot në Bruksel, Varhelyitha se pas zgjedhjeve në Maqedoninë dhe Bullgarinë, pret proces të shpejtë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RMV-së dhe Shqipërisë.
“Na duhet të vazhdojmë përpara me politikat e zgjerimit që janë vegla jonë më e fortë dhe për këtë arsye, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut shpresojmë të shohim progres të shpejtë në terren. Në anën tonë ne jemi të gatshëm që shumë shpejt të nisim punën dhe të finalizojmë çështjet e mbetura për të pasur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë vit. Kuptohet, elementi tjetër i madh që e kemi si vegël të politikave që e kemi është plani ekonomik dhe investues me Ballkanin Perëndimor, gjë për të cilën duhet të punojmë tani për zbatimin e tij sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh kimisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi.
Megjithatë shpresave se qeveria  e re e Bullgarisë mund të sjellë ndryshime në relacionet me Maqedoninë  dhe heqje të bllokadës, hedh dyshime rizgjedhja e Rumen Radevit që bëhet gjithnjë më e sigurt, i cili muajve të fundit ishte kreatori kryesor i politikave bullgare duke vendosur kusht të ri për ngritjen e vetos ndaj Maqedonisë.
Vazhdojmë me ndryshimet e Petkovit i cili  morri 3 % më shumë se GERB-i i Bojko Borisovit, ndërsa është e sigurt se do të formohet qeveri me Lëvizje për të drejta dhe liri e cila u plasua në vendin e tretë me 13,6%, me socialistët bullgarë dhe me partinë  e Slivi Trifunovit, Ka një popull të tillë, i cili në këto zgjedhje u renditi i pesti me thuajse 10% të votave./TV21

Back to top button