Varhelyi përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për lëvizje të lirë

Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin për letërnjoftimet.
Varheli shkroi se kjo marrëveshje duhet të shënojë një epokë të re të përparimit në dialog mes dy vendeve.
“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të shënojë një epokë të re të përparimit real në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, ka shkruar Varhelyi.


Kujtojmë që, dje(28 gusht) përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve./21Media

Back to top button