Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi tha se është i kënaqur që ka një partner kaq të zotuar dhe përkushtuar në punën e tij, si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në konferencën për media, pas takimit me kryeministrin kosovar, Varhelyi tha se plani i BE-së për investime ekonomike në Ballkanin Perëndimor mund të jetë një ndryshim rrënjësor për rajonin.

Tutje ai tha se BE-ja është angazhuar prej ditës së parë të ndryshojë realitetin në këtë rajon.

Sipas tij, përveç 9 miliardë eurove në grante, BE-ja do të krijojë edhe 20 miliardë shtesa për mbarë rajonin, shkruan rtv21.tv

Presim që ky plan të rrisë ekonominë e rajonit deri në 5%, ky mund të jetë një kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbje ekonomike”, u shpreh Varhelyi.

Komisioneri i BE-së ka kërkuar që të përshpejtohen reformat në Kosovë.

Sot është ditë e madhe dhe shpresoj që e konsideroni si ofertë të madhe nga ana jonë dhe si çdo ofertë tjetër vjen me kërkesa. Kërkesa jonë është të përshpejtoni reformat, sepse këto investime shkojnë me përpjekjet për reforma. E di që qeveria është zotuar, por duhet të përshpejtojnë reformat, edhe lidhur me ligjin. Duhet kapacitet për t’i shfrytëzuar këto fonde. Duhet të punoni dhe t’i realizoni sa më shpejtë reformat”, tha ai.

Në këtë konferencë komisioneri i BE-së foli edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai tha se kushtet tashmë janë plotësuar nga ana e shtetit tonë, por duhet mbushur mendjen vendeve anëtare të BE-së që të lejojnë lëvizjen e lirë për kosovarët.

Sa i përket vizave, nuk ka takim që nuk kemi biseduar për këtë çështje. Une jam duke ndihmuar që qytetarët e Kosovës të pajisen me viza…Duhet bindur shtetet tona anëtare që të lejojnë ketë, dhe kjo është ajo që po punojmë me kryeministrin”, theksoi Varhelyi./21Media