Disa ditë pasi u zbulua një variant i ri i koronavirusit në Britaninë e Madhe, mutacioni u shfaq edhe në Gjermani.

Një grua që kishte udhëtuar më parë në Baden-Württemberg u infektua me variantin e ri, këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e shtetit.

Gruaja hyri në Baden-Württemberg nga Britania e Madhe përmes Aeroportit të Frankfurtit më 20 dhjetor, transmeton rtv21.tv.

Ajo po vizitonte të afërmit në rrethin Freudenstadt, por aktualisht ka shkuar në izolim shtëpiak.

Përveç kësaj, tre kontakte të ngushta janë identifikuar tashmë të cilët gjithashtu kanë shkuar në karantinë.

Pas zbarkimit në Frankfurt, gruaja kishte bërë testin për Covid-19, i cili i doli pozitiv. Ministria tha se mostra ishte dërguar në laboratorin përgjegjës në Berlin Charité. Hetimi tregoi se ishte varianti i ri i koronës. Deri më tani, raportohet se gruaja ka vetëm simptoma të lehta.

Varianti thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës sesa virusi i njohur më parë./21Media