Ka shumë gjëra që do të donim të mos kishin ndodhur gjatë 2020-tës, pasi që pandemia e COVID-19 përfshiu botën, dhe që fatkeqësisht vazhdon të ndikojë. Megjithatë në tërë këtë ka diçka që ka ngrohur shpirtin e çdo personi, e ajo është muzika.

Platforma digjitale ishte ajo e cila mundësoi që kënga të arrijë të çdo dashamir. Revista Variety ka vlerësuar listën e këngëve më të mira për këtë vit që lamë pas. Në pozitën e parë është ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, me këngën “Don’t Start Now”. Kjo këngëtare me këtë këngë e dëshmoi vetën si “mbretëreshë e re e diskos”. Kjo ndodhi gjatë vitit që kemi lënë pas, kur këngëtaret si Lady Gaga, Doja Cat, Kylie Minogue e të tjera transformuan dhomat e tyre të ndejës në studio incizimesh, dhe realizuan këngë me të cilat pushtuan botën.

Në pozitën e dytë për këngën më të mirë gjatë 2020-tës sipas “Variety”  vjen kënga e Bob Dillen “Murder Most Foul”. Derisa këngëtarë të tjerë këndonin për mbijetesë, Dillen lëvdoi presidentin i cili ka shkuar që gjashtë dekada, në një version naiv të ëndrrës Amerikane, për të cilën ky këngëtar beson se shkoi me të në Dallas në vitin 1962. Ai me këtë këngë i këndon ish presidentit amerikan Xhon Kenedi-t.

Në pozitën e tretë u vlerësua kënga “Kyoto” e Fibi Brigjers. Kjo këngëtare, këtë këngë ia dedikoi marrëdhënies së komplikuar me babain e saj. Prindërit e saj u shkurorëzuan kur ajo ishte 20 vjeçe, gjë që dëshpëroi pa masë Birgjers.

“Variety”  në pozitën e katërt vlerësoi këngën “Wildfires” të  Sault. Nga të gjitha këngët që u lansuan me temë “Black Lives Matter”, nuk ka më të qetë se kjo me të cilën Sault ia doli të paraqesë hidhërimin për brutalitetin e policisë ndaj personave me ngjyrë.

Dhe kënga e pestë, në radhë të këngëve më të mira gjatë 2020-tës sipas revistës “Variety” është “I remember Everything” e John Prine.

Me këtë këngë, Prine solli në skenë të kaluarën e tij, si në skenë, ashtu edhe me familjen e tij. Në një varg thotë: “Nuk kam të ardhme në lumturinë time, edhe pse pendimet janë të pakta”.

Prine vdiq muajin prill 2020 për shkak të komplikimeve shëndetësore nga COVID-19. Ai vdiq në moshën 73 vjeçare./21Media