Vashat e Kosovës humbin edhe takimin e dytë
1 Dhjetor 2020
Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar edhe humbjen e dytë ndaj atyre të Holandës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Vashat e Kosovës ishin mposhtur në shtëpi nga Tulipanet në tetor me rezultat 6-0, derisa me të njëjtin rezultat kanë pësuar edhe disfatën e dytë.
Holanda është lidere e Grupit A me 30 pikë, Russia me 24, Sllovenia me 15, Kosova me dhjetë, Turqia me pesë dhe Estonia me një sosh.