Vashës së largët

Zef Serembe lindi më 6 mars të vitit 1844 në Strigari të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik arbëresh. Studioi në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitrin ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes.
Ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht në Brazil dhe vdiq pak kohë pasi kishte arritur aty. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin për në Brazil në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj. Me ndihmën e një letre-porosi nga Dora d’Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro II. Pas një dashuriçke këtu, ai u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit.
Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për dy vite.
Një vëllim i vargjeve të tija në italishte u botuan në vitin 1895 në  New York. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires, Agjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq në vitin 1901 në Shën Pali në Brazil./21Media
Poezi nga Zef Serembe 

VASHES SE LARGET

Fati ynë është shumë i fort
Se na jep helme dhe mort
Posi hënës, posi diellit
Që kërkohen kot prej qjellit
Se i shkreti fat i zbon
Edhe kurrë s’i bashkon
Edhe i ligu mire e di
Që është drita dashuri
E kur fatin tim kujtoj
Derdh un’ lot e psherëtoj
Plag’ e rëndë s’hiqet dot
Që më bëre ti qëmot;
Qenë ilaçe e qenë bare
Që s’më vlejtën mua fare
Nuk pushon ky helm i fort
Që na jep përdita mort.

Back to top button