Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica dje e ka publikuar projektin e saj të titulluar “N’shpirt”. Kësaj këngë artistja ia ka bashkangjitur edhe një videoklip mjaft atraktiv e unik.

Megjithatë, po del se është një skenë e njëjtë në klipin e Vesës dhe të këngëtarës, Nita Latifi, shkruan rtv21.tv.

Vesa Smolica në një intervistë për emisionin “1Kafe prej Shpisë” në RTV21 tha se e gjithë kjo mund të jetë vetëm një rastësi.

Si përgjigje për këtë, Nita Latifi i kishte thënë Smolicës se atë pjesë të videoklipit e ka xhiruar në vitin 2018, mirëpo Vesa tha që e ka vështirë të besojë pa parë fakte.

Ndërkohë, Nita Latifi me një fotografi në rrjetin e saj social “Instagram” ka thumbuar duke shkruar “Ke lindur origjinal! Mos vdis si një kopje”./21Media