Vatrat e zjarrit, Muhaxheri bën thirrje që mos të vizitohet kjo pjesë e Bjeshkëve të Rugovës

 
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që të mos vizitohet Shtupeq i Madh nga Qafa e Brodiqit derisa të vihet nën kontroll gjendja me vatrat e zjarrit.
“Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Broqit) përveç zyrtarëve të institucioneve kompetente”, ka thënë Muhaxheri.
Muhaxheri ka bërë të ditur se gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.
“Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta po vazhdon. Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Broqit) përveç zyrtarëve të institucioneve kompetente”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook./21Media

Back to top button