Mbrojta kërkon që Avni Llumnica të lirohet nga paraburgimi

Mbrojta kërkon që Avni Llumnica të lirohet nga paraburgimi

Në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar rigjykimi për rastin e njohur “Syri i Popullit”, ku Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica po akuzohen për ndihmë në tentim vrasjen e Azem Vllasit. Edhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor ku u dëgjuan dëshmitë e dy dëshmitarëve, avokati mbrojtës kërkoi që Avni Llumnica të lirohet nga masa e paraburgimit. Gjykata vendosi që këtë vendim ta marr pas seancës gjyqësore./21Media