Vazhdojnë bastisjet për rastin “Kobra”, Policia tregon çka gjeti

Edhe sot Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet për rastin “Kobra”. Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se bastitja është kryer në tri lokacione dhe se përsëri është bastis lokali “Kobra City”. Sipas Bytyqit në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të raportuar para dy ditësh, nga hetuesit e Drejtorisë së krimeve të rënda ne bashkëpunim Drejtorin Rajonale të Policisë në Prizren, na vazhdim të hetimeve sot Jane bastisur 3 shtëpi dhe lokalin natës Kobra City. Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende dhe aparatira që ndoshta mund të përdoren si dëshmi në rastin e vrasjes. Për veç këtyre në shtëpin e një personi Jane gjetë disa fishek dhe një granat dore, për këto është hap rast I ri penal ndaj të dyshurit për veprën penal “Mbajtje në pronësi, apo posedim i paautorizuar i armës””, ka thënë Bytyqi.
Policia ka njoftuar se rasti po hetohet me procedurë të rregullt.
Në mëngjesin e 3 janarit në dalje të Prizrenit mbeti i vrarë një 31-vjeçar nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar.
Aktualisht Kobra dhe pesë të dyshuarit tjerë gjenden në paraburgim./21Media

Back to top button