Edhe për 6 Federata 265 mijë euro!

Edhe për 6 Federata 265 mijë euro!

Ministria e Kluturës, Rinisë dhe Sportit ka vazhduar të përkrah Federatat sportive të Kosovës dhe në këtë kuadër sot Ministri Kujtim Shala ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me disa Federata të cilave u janë ndarë mjete financiare për të lehtësuar aktivitetin e tyre.

Ministri Shala sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Skijimit, Shigjetarisë, Shahut, Aeronautikës, Federatën Bjeshkatare Apliniste dhe Federatën e Sporteve për të Verbër. Shuma totale që kanë përfituar këto Federata është 265 mijë euro./21Media