Mustafa: Më vjen të gjykoj veten për gabimin që bëra kur e mbështeta këtë koalicion.-Bislimi: Mustafa asnjëherë s’e ka gjykuar veten që hyri në koalicion me PAN-in dhe e bëri Thaçin president

Mustafa: Më vjen të gjykoj veten për gabimin që bëra kur e mbështeta këtë koalicion.-Bislimi: Mustafa asnjëherë s’e ka gjykuar veten që hyri në koalicion me PAN-in dhe e bëri Thaçin president

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se kur dëgjon disa zyrtar të lartë qeveritar të VV-së se me çfarë papërgjegjësie flasin dhe si konstruktojnë aleanca, i vije ta gjykoj veten për gabimin që ka bërë kur e ka mbështetur  koalicionin me Vetëvendosjen, zyrtarët e të cilës s’kanë asnjë përgjegjësi për pozitat që i mbajnë por vazhdojnë me fushatë dhe propagandë, për çfarë do t’ua kishin lakmi edhe regjimet më diktatoriale. Ndërsa, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i është përgjigjur kreut të LDK-së duke i thënë se ” Isa  Mustafa asnjëherë nuk e ka gjykuar veten që ka hyrë në koalicion me PAN-in dhe asnjëherë nuk e ka gjykuar veten që e ka bërë, me veprime korruptive, Hashim Thaçin president”./21Media