Vazhdon aksioni “Brezovica”, bastisen 12 lokacione

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot është duke vazhduar aksioni i njohur si “Brezovica”.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.
“Aksioni është duke vazhduar në 12 lokacione, në katër qytete të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Portali rtv21.tv do ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.
Këto bastisje janë vazhdimësi e aksionit të 6 janarit. Bastisje ka pasur edhe në dhjetor të vitit të kaluar./21Media 

Back to top button