Vazhdon debati kuvendor, Maqedonia e Veriut sot me Qeveri të re

 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vazhdon debati kuvendor për zgjedhje të qeverisë së re, propozuar nga mandatari Zoran Zaev.

Dje në ekspozenë e tij para deputetëve, Zaev foli për prioritetet e qeverisë së re, me theks në ekonominë dhe politikën sociale.

Kjo është qeveri e vogël, theksoi Zaev, të cilën do ta kryesoj dhe në të cilën bëjnë pjesë persona të motivuar dhe të përkushtuar, të cilët do të punojnë në realizimin e qëllimeve të vendosura në interes strategjik të shtetit.

Në ekspozenë për përbërjen e re të propozuar të Qeverisë, Zaev i porositi kandidatët për ministra se prej tyre pret përgjegjësi, si dhe t’i vendosin interesat e qytetarëve dhe të shtetit në vend të parë.

Treguam çka do të thotë të ruhen vendet e punës dhe të mirëmbahjet ekonomi stabile edhe në kohë të pandemisë, dhe kjo, theksoi Zaev, është motiv të vazhdojmë të punojmë që të kthehemi në shkallët e rritjes, sepse mundemi.

“Obligohemi në kohë të krizës rrogën minimale ta ruajmë në 14.500 denarë dhe t’u ndihmojmë qytetarëve dhe kompanive. Pas përfundimit të krizës Qeveria do të obligohet në 20 deri 30 për qind rritje të rrogës minimale dhe mesatare. Qëllim i ynë është 20 mijë denarë rrogë minimale deri në fund të mandatit. Varësisht nga kohëzgjatja  e krizës botërore, obligohemi të realizojmë rritje prej 4 për qind”, deklaroi Zaev.

Ai paralajmëroi nisje të bisedimeve dhe miratim me konsensus të vendimit për politikën tatimore. Do të vazhdojmë, paralajmëroi Zaev, me investim në rrugë dhe autostrada të reja dhe infrastrukturë hekurudhore.

Pason, theksoi Zaev, reforma në administratën publike, me qëllim që të jepet maksimumi në shërbimet efikase të qytetarëve.

Ai paralajmëroi se pason pastrimi i plotë i gjyqësisë dhe ndërtimi i shtetit juridik.

“Gjykatësit për të cilët do të dëshmohet se me vetëdije dhe me qëllim kanë vjetruar këndë, do të shkarkohen. Lëndët e PSP-së do të duhet të marrin pilog. Vendosim sistem për kontroll të pronës për të gjithë funksionarët. Angazhimi i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit është edhe ministri i ri për luftë kundër korrupsionit”, deklaroi Zaev.

Pasi hymë në NATO, theksoi Zaevi, do të dëshmojmë se mundemi edhe në BE.

“Qeveria e re është e përkushtuar në marrëveshjet e Prespës dhe të Bullgarisë, të cilat e mundësuan këtë. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në marrëdhëniet e mira fqinjësore. Do të vazhdojmë edhe me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila është bazë e bashkëjetesës ndëretnike. Para nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më shumë se sa do të japim. Angazhohemi që në katër vitet e ardhshme të hapim 80 për qind të kapitujve të bisedimeve”, deklaroi Zaevi.

Opozita paralajmëroi se do të votojë kundër Qeverisë së re. Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE njoftoi se do të ketë protesta të mëdha. Ai tha se kjo Qeveri do të ketë mandat të shkurtër, raporton TV21./21Media

Back to top button