Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar vazhdimin e debatit rreth menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme plenare me një minutë heshtje në nderim të personave të zhdukur dhe atyre të vrarë nga policia e ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo u bë në shënim të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur dhe përvjetorit të Masakrës së Mejës./21Media