Dezinfektimi që nisi në dhjetor në objektet arsimore të Ferizajt, po vijon edhe tash. Nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Komunës, tashmë janë dezinfektuar 12 objekte shkollore, për të vijuar ditëve në vijim në të gjitha objektet shkollore të Ferizajt.

Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, tha se nga e hëna pritet të fillojnë mësimin klasat e nënta si dhe nga 15 qershori edhe maturantët, me qëllim të përgatitjes për testin e arritshmërisë dhe të maturës.