Masa kundër koronavirusit

Masa kundër koronavirusit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit nëpërmjet kompanive të kontraktuara ka vazhduar sot për herë të dytë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe të hapësirave publike në qytetin e Rahovecit, duke vazhduar me rrugët dhe hapësirat publike në fshatrat e Komunës së Rahovecit.

Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19.