Vazhdon gjendja e rënduar në disa akse rrugore në Malishevë

 

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës, gjendja vazhdon të jetë e rënduar në disa akse rrugore në Malishevë.

‘’Aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga “Hamdi Berisha” në qytet të Malishevës. Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende’’, bëhet e ditur në një komunikatë të dërguar për media.

Ekipet emergjente dhe të sigurisë, janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen.

Përmes komunikatës së dërguar nga komuna e Malishevës, luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara. /21Media

Back to top button