Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot nga ora 9:30 do të vazhdojë seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare në të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës. Dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Salih Mustafës, do t’u përgjigjet sot pyetjeve të trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.
Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Back to top button