Vazhdon kriza e zjarreve në Australi, shumë zjarre janë ende aktive

Nuk mund të shuhen

Zyrtarët australianë të zjarrit kanë paralajmëruar se një zjarr shumë i madh që tërhiqet përpara një fronti 60 km në veri-perëndim të Sidneit nuk mund të shuhet aktualisht.

Zjarri ka përfshirë pothuajse 1 mijë e 150 metra katror dhe është vetëm një orë me makinë nga qyteti më i populluar i vendit, transmeton rtv21.tv.

Njerëzit të cilët nuk mund ta mbrojnë pronën e tyre nga afrimi i zjarreve u është thënë se duhet të largohen menjëherë.

Qindra zjarrfikës vullnetarë, të cilët po përballen me flakët për javë të tëra, po përpiqen t’i vënë nën kontroll zjarret, ndonëse meteorologët kanë parashikuar që temperatura të martën e ardhshme të shkojë në 40 gradë.

Që nga tetori, nga zjarret kanë humbur jetën gjashtë njerëz dhe janë më shumë se 700 shtëpi të shkatërruara në të gjithë Australinë./21Media

Back to top button