Një tjetër rajon në Itali ka vendosur të mbyllë shkollat. Lajmi u bë me dije nga guvernatori i Pulias, Michele Emiliano, i cili njoftoi se ky vendim i vështirë erdhi pasi është verifikuar se rritja e rasteve, përkoi me rihapjen e shkollave.

“Na është dashur të marrim një vendim të vështirë, atë të pezullimit të mësimit ballë për ballë në të gjitha shkollat e të gjitha niveleve”, u shpreh Emiliano, raporton A2.

“Ne kemi verifikuar që rritja e infeksioneve përkoi me rihapjen e shkollave. Në shkollat fillore kemi një numër shumë të madh “, shtoi ai.

Sakaq, më herët autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.