Vazhdon plani operativ “Mjegulla”, konfiskohen edhe mbi 6 kilogram marihuanë dhe kokainë

Policia e Kosovës njofton se edhe këtë të premte ka vazhduar realizimin e planit operativ ‘Mjegulla’.
Një ditë më parë ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin konfiskuar rreth 40 kilogram lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Kurse, këtë të premte rreth orës 09:30 ka vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit bëhet e ditur se janë gjetur edhe rreth 6 kilogram e 383 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë.
“Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin B.B., kurse një i dyshuar tjetër (i njohur për policinë) nuk është hasur dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici.
“I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Back to top button