Pavarësisht që ka marrë vendim për shuarjen e Task-Forcën Antikorrupsion, kryeministri Avdullah Hoti sot u shpreh se puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të kësaj force vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Hoti u shpreh se ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet ligjore pa ndërhyrje.

“Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush. Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit.”, shkroi Hoti në facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 19 tetor ka vendosur për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.