Vazhdon seanca konstituitive në kuvend

Pas pushimit dyditësh sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive

Në këtë mbledhjet debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.

Në pajtim me atë për të cilën është arritur marrëveshje, në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të bëjnë pjesë gjashtë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, pesë të LSDM-së, ndërkaq BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar.

Mbledhja konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse./21Media

Back to top button