Një lajm i mirë për Spanjën

Një lajm i mirë për Spanjën

Spanja ka raportuar 288 vdekje nga koronavirusi i ri. Ky është numri më i ulët i vdekjeve që nga 20 marsi.

“Kjo është një shifër që tregon një drejtim të qartë, pozitiv në evolucionin e epidemisë”, tha zyrtari i lartë shëndetësor në Spanjë, Fernando Simon.

Një ditë më parë ishin raportuar 378 viktima. Ministria e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave tani është 23.190.

Të dielën, Spanja lejoi fëmijët nën moshën 14 vjeç të dalin nga shtëpitë e tyre për herë të parë në gjashtë javë.

Rregullat e bllokimit i kishin ndaluar ata të dilnin nga shtëpia. Ata tani lejohen të qëndrojnë në ambiente të hapura për një orë në ditë./REL