Një vazo kineze, e harruar për një kohë të gjatë, e shitur dikur në ankand për vetëm 56 dollarë, të shtunën është shitur në një ankand për rreth 9 milionë dollarë. Vazoja ishte zbuluar në shtëpinë e një gruaje të moshuar.

CNN, shkruan se vazoja e rrallë e shekullit të 18-të kaloi 50 vitet e fundit në një shtëpi të largët në Evropën qendrore të rrethuar nga macet dhe qentë, sipas ankandit.

Është një mrekulli që kjo vazo jashtëzakonisht e brishtë mbijetoi gjysmë shekulli në një shtëpi të rrethuar nga kafshët shtëpiake të panumërta”, ka thënë kryetari për Azi i Sotheby, Nicolas Chow, në një deklaratë për shtyp para shitjes.

Gjithsesi, Sotheby’s nuk e ka specifikuar në cilin vend evropian ndodhet shtëpia, ndërsa thuhet se pronari, i cili është në vitet e 80-ta, besohet se e ka trashëguar vazon.

Të dhënat e Sotheby treguan gjithashtu se vazoja kishte kaluar nëpër shtëpinë e ankandit në Londër në 1954, duke u shitur vetëm 44 funte (56 dollarë), me vlerë rreth 1.500 dollarë në paratë e sotme, /21Media