Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Gëzim Krujës

Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Gëzim Krujës

Ka vdekur sot në moshën 80-vjeçare mjeshtri i madh i humorit, Gëzim Kruja. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se vdekja e artistit të talentuar Gëzim Kruja është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

“Me artin e tij komik ai shpërfaqi talentin e jashtëzakonshëm për dekada me radhë. Humori i tij ishte sa komik, aq edhe satirë dhe sarkazëm për fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare. Vepra e artistit Gëzim Kruja është trashëgimi që do të jetojë gjatë në mendjet tona.”, shkroi ai në Facebook.

Kruja prej kohësh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore./21Media