Vetëm një ditë pasi gjetën trupin, autoritet amerikane kanë bërë publike autopsinë e aktores Naya Rivera.

Vdekja cilësohet aksidentale dhe shkaku është mbytja.

Sipas ekspertizës, Naya nuk kishte as shenja dhune dhe as substanca droge apo alkool. Aktorja u zhuk në liqenin Piru, teksa shëtiste me varkë me djalin e saj 4-vjeçar më 8 korrik.

Mediat amerikane kanë raportuar se Rivera e humbi jetën për të shpëtuar të birin, pasi ka ngjitur djalin në varkë i kanë shteruar fuqitë për të shpëtuar edhe veten./21Media